Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka humbur pjesën më të madhe të kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe dronëve, duke pretenduar se Teherani disponon tashmë vetëm rreth 21-22% të stokut të mëparshëm të raketave.
Në një intervistë për NBC News, pjesë të së cilës u publikuan të premten, Trump tha se shumica e fabrikave të dronëve, platformave të lëshimit dhe objekteve të prodhimit të raketave janë shkatërruar.
“Ata ende kanë kapacitete. Kanë disa raketa dhe disa dronë, por nuk janë më në nivelin që ishin kur i sulmuam për herë të parë”, u shpreh ai.
I pyetur pse Irani nuk ka pranuar ende një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit që nisi më 28 shkurt, Trump tha se udhëheqësit iranianë po përballen me realitete të reja.
“Ata janë krenarë dhe ka gjëra që nuk mendonin kurrë se do t’i bënin, por tani do të duhet t’i bëjnë. Nuk kanë zgjidhje tjetër, por kjo kërkon kohë”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump komentoi gjithashtu edhe vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjatë mandatit të parë presidencial, duke theksuar se negociatat e tilla kërkojnë vite për t’u finalizuar.
“Këta njerëz kanë luftuar për 47 vjet. Duhen vite për të bërë këto gjëra”, tha ai.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë