Trump kërcënon Meksikën me tarifa të reja, shkak mosmarrëveshja mbi ujin

9 Dhjetor 2025 | 08:24

Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 5% ndaj Meksikës nëse ajo nuk siguron menjëherë ujë shtesë për të ndihmuar fermerët amerikanë, duke e akuzuar vendin se ka shkelur një traktat që përcakton ndarjen e ujit midis dy fqinjëve.

Sipas traktatit, i cili daton që nga viti 1944, Meksika duhet t’i dërgojë SHBA-së 1.75 milion “acre-feet” ujë nga lumi Rio Grande përmes një rrjeti digash dhe rezervuarësh çdo pesë vjet. Marrëveshja gjithashtu përcakton që Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin çdo vit Meksikës 1.5 milion “acre-feet” ujë nga lumi Colorado.

Uji nga Rio Grande përdoret për të mbështetur bujqësinë në Teksas dhe shtetet e tjera kufitare amerikane.

Në një postim në Truth Social të hënën, presidenti tha se Meksika “i detyrohet” SHBA-së 800,000 “acre-feet” ujë për shkak të shkeljeve të traktatit gjatë pesë viteve të fundit.

Ai kërkoi që Meksika të lëshojë 200,000 “acre-feet” ujë para 31 dhjetorit dhe më shumë “së shpejti pas kësaj”.

“Mungesa e ujit po dëmtonte të mbjellat dhe bagëtinë në Teksas. Deri tani, Meksika nuk po përgjigjet, dhe kjo është shumë e padrejtë për Fermerët tanë Amerikanë, të cilët e meritojnë këtë ujë kaq të nevojshëm. Kjo është arsyeja pse kam autorizuar dokumentacionin për të vendosur një tarifë prej 5% ndaj Meksikës nëse ky ujë nuk lirohet MENJËHERË”. ”, tha Trump.

Në prill, sekretarja amerikane e bujqësisë, Brooke Rollins, tha se Meksika kishte rënë dakord të rrisë dërgesat e ujit në Teksas për të kompensuar mungesën sipas traktatit të vitit 1944.

Studimi gjithashtu zbuloi se mungesat e ujit kanë çuar në humbjen e 18% të tokës bujqësore në burimet e lumit në Kolorado, 36% përgjatë Rio Grande në Nju Meksiko, dhe 49% të degës Pecos në Nju Meksiko dhe Teksas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026