Trump kërkoi “zhdukjen” e armëve bërthamore, reagon Kremlini
Rusia ka reaguar për herë të parë pas komenteve të Presidentit Donald Trump, i cili tha se “do të ishte më mirë për botën nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët bërthamore”. Kremlini ka bërë thirrje për dialog më të gjerë, ku ka kërkuar që pjesë e diskutimeve për çnuklearizimin të jenë dhe arsenalet bërthamore të Evropës.
I pyetur për komentet e Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se është e nevojshme një bisedë mes Rusisë dhe SHBA-së për kontrollin e armëve, veçanërisht për të ruajtur stabilitetin strategjik.
Kujtojmë se Trump theksoi se SHBA dhe Rusia janë dy shtetet me arsenalet më të mëdha bërthamore, duke shtuar se Kina do të arrijë një nivel të ngjashëm brenda 4-5 viteve.
“Do të ishte mirë nëse të gjithë do të mund të çnuklearezoheshim sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur,” tha Trump.
Deklaratat vijnë në një kohë kur një përplasjet mes Francës dhe Rusisë janë ashpërsuar ditën e fundit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi Rusinë një “kërcënim për Francën dhe Evropën”.
Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Macron, duke i cilësuar ato si “kërcënime” dhe “nota të shantazhit bërthamor”. Rusia gjithashtu ka kritikuar Francën për kërkesën e saj që të marrë “udhëheqjen bërthamore në Evropë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore