Trump kritikon Zelenskyn pas përplasjes: “I forti i madh”, do të vazhdojë të luftën
Pas një takimi të tensionuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ish-presidenti amerikan Donald Trump foli për gazetarët përpara se të lagohej nga Shtëpia e Bardhë.
Trump deklaroi se bisedimet me Zelenskyn “nuk shkuan mirë nga këndvështrimi i tij” dhe e ironizoi liderin ukrainas duke e quajtur “një i fortë i madh”.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë zgjatjen e luftës.
Ai akuzoi Zelenskyn se “e teproi” gjatë diskutimeve dhe përsëriti pretendimin se lideri ukrainas është në një pozicion të dobët në negociatat e mundshme për paqe.
Trump u shpreh se Zelensky do të tregonte “forcë” nëse do të nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga SHBA për mineralet. “Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë; ndërsa ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes,” tha Trump.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë Zelensky për të rifilluar bisedimet, Trump tha se ai “duhet të thotë ‘dua të bëj paqe'”.
Më pas ai përsëriti kërcënimin e tij për tërheqjen e mbështetjes amerikane: “Ose do t’i japim fund ose do ta lëmë atë ta luftojë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve