Trump kundër fitores së Biden, avokati Çela: I pamundur kthimi i rezultatit
Me fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet që kandidati republikan dhe presidenti aktual Donald Trump jo vetëm të reagojë, por dhe ta çojë fitoren e Biden në Gjykatën Supreme.
Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Albi Çela, tha se reagimet nga partia republikane kanë nisur kundërshtimet që ditët e para të zgjedhjeve.
Gjykata e secilit shtet, ku Trump kërkoi të ndalohej numërimi i votave nuk e pranoi kërkesën e tij dhe sipas avokatit ky ishte një sinjal shumë i mirë, duke marrë parasysh çfarë dëmi do i shkaktohej demokracisë amerikane nëse zbatohej kërkesa e Trump.
“Ajo që do të bëjnë republikanët është të kontestojnë rezultatin në disa nga shtetet, do të kërkojnë rinumërimin. Duhet të kemi parasysh që për të kërkuar rinumërim duhet të plotësosh marzhin 1%, pra diferenca duhet të jetë 1% ose më pak,” – sqaroi Albi Çela.
Pyetur nga gazetari Eno Muja se cili mund të jetë verdikti i Gjykatës nëse çështja shkon deri atje, avokati u shpreh se nuk mendonte se kjo gjë mund të ndodhte.
Siç tha dhe ai, ka pasur senatorë dhe guvernatorë republikanë të cilët kanë mohuar të ketë pasur parregullsi të mëdha në zgjedhje.
Ndër të tjera avokati shtoi se nuk ka asnjë provë nga republikanët që të vërtetojë se zgjedhjet apo procesi i numërimit nuk ka qenë i rregullt.
“Lëvizja duhet të jetë shumë e madhe që të ketë një kthim rezultati, që unë e them që është e pamundur,” – përfundoi avokati Çela.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta