Trump: Nëse humbas zgjedhjet, do të largohem nga SHBA dhe do të shkoj në Venezuelë

14 Gusht 2024 | 14:20

Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial për zgjedhjet amerikane, Donald Trump tha se do të largohet nga Amerika dhe do të shkojë në Venezuelë nëse humbet zgjedhjet e nëntorit.

Në një intervistë në X me miliarderin Elon Musk , Trump tha se Venezuela, e cila është përfshirë nga trazira që nga zgjedhjet presidenciale, do të ishte një “vend shumë më i sigurt”, raporton Washington Examiner.

“Nëse diçka ndodh me këto zgjedhje, të cilat do të ishin një shfaqje horror, ne do të takohemi herën tjetër në Venezuelë, sepse do të jetë një vend shumë më i sigurt për t’u takuar se vendi ynë”, i tha Trump Musk.

Trump tha se shkalla e krimit në Venezuelë është ulur, ndërsa shkalla e krimit në SHBA është rritur.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ndaloi X në vend, duke vendosur një ndalim 10-ditor më 9 gusht, pasi Musk akuzoi Maduro për përfshirje në “mashtrim masiv elektoral”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026