Trump njofton një tjetër takim me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim çështjen e Gazës

8 Korrik 2025 | 20:15

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një marrëveshje për Gazën, një ditë pasi të dy udhëheqësit darkuan në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai do të vijë më vonë. Do të flasim, do të thoja, pothuajse ekskluzivisht për Gazën. Duhet ta zgjidhim këtë çështje”, u tha Trump gazetarëve.

“Është një tragjedi dhe ai dëshiron ta zgjidhë, dhe unë dua ta zgjidh, dhe mendoj se pala tjetër dëshiron ta bëjë këtë.”

I dërguari special i Trump tha se shpreson për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

“Shpresojmë që deri në fund të kësaj jave do të kemi një marrëveshje që do të na çojë në një armëpushim 60-ditor”, tha Witkoff.

“Dhjetë pengje të gjalla do të lirohen. Nëntë të vdekur do të lirohen”.

Netanyahu do të qëndrojë në Uashington deri të enjten, në vizitën e tij të tretë në kryeqytetin amerikan që kur Trump u rikthye në pushtet në janar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026