Trump: Nuk jam i kënaqur si po negocion Irani, ende s’kam vendosur për një sulm

27 Shkurt 2026 | 19:09

Donald Trump deklaroi se nuk është “i kënaqur” me mënyrën se si po zhvillohen negociatat bërthamore me Iran, por theksoi se ende nuk ka marrë një vendim për autorizimin e një sulmi ushtarak.

“Nuk dua, por ndonjëherë duhet”, u tha Trump gazetarëve teksa largohej nga White House, kur u pyet për mundësinë e përdorimit të forcës nga SHBA kundër Iranit.

Ai pretendoi se Teherani po refuzon të thotë “fjalët e arta: pa armë bërthamore”. Megjithatë, zyrtarët iranianë kanë deklaruar vazhdimisht – përfshirë edhe ditët e fundit – se nuk synojnë të prodhojnë armë bërthamore, duke këmbëngulur se kanë të drejtë të pasurojnë uranium për qëllime energjetike, mjekësore dhe ekonomike.

“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore… Jo gjatë mandatit tim”, theksoi Trump. “Nuk kemi marrë ende një vendim për Iranin, por dua të bëjmë një marrëveshje tani.”

Presidenti amerikan shtoi se bisedime të tjera do të zhvillohen të premten, duke iu referuar takimit të planifikuar mes zëvendëspresidentit JD Vance dhe ministrit të Jashtëm të Oman, i cili ka ndërmjetësuar dialogun me Iranin.

I pyetur për mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran, Trump u përgjigj: “Mund të ketë ose jo ndryshim regjimi.” Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më herët se qëllimi i çdo veprimi ushtarak do të ishte parandalimi i pajisjes së Iranit me armë bërthamore, megjithëse Trump ka sugjeruar disa herë se një ndryshim regjimi mund të ishte një zhvillim pozitiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026