Trump organizon darkë për investitorët e kriptovalutës së tij, akuza për korrupsion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përballur me akuza për korrupsion pasi organizoi një darkë gala për mbështetësit kryesorë të kriptomonedhës $TRUMP, një projekt që mban emrin e tij dhe u lançua pak para inaugurimit të tij në janar.
Ngjarja, e zhvilluar në një fushë golfi pranë kryeqytetit amerikan, u shoqërua me protesta të ashpra nga kundërshtarët demokratë dhe aktivistë kundër korrupsionit. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Ndal korrupsionit në kriptovaluta” dhe “Jo mbretër”, duke akuzuar presidentin se po përdor ndikimin e tij për përfitime personale përmes tregut të kriptomonedhave.
“Është thelbësisht e korruptuar, një mënyrë për të blerë akses te Presidenti,” shkroi senatori demokrat Chris Murphy në platformën X.
Administrata e Trumpit i ka mohuar akuzat, ndërsa vetë presidenti, në një video të publikuar nga darka, deklaroi: “Unë gjithmonë e kam vënë vendin shumë përpara biznesit”. Ai shtoi gjithashtu: “Administrata Biden persekutoi inovatorët e kriptomonedhave dhe ne po i kthejmë ata në SHBA, aty ku u takon”.
Kjo ngjarje ndodhi në një kohë kur çmimi i Bitcoin-it po arrinte rekorde të reja, duke prekur thuajse 112,000 dollarë për monedhë, përpara se të pësonte një rënie të lehtë.
Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit publik shqetësimet për konfliktin e interesit dhe transparencën në lidershipin amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City