Trump paralajmëron Iranin: Do paguani çmimin nëse vonoheni të arrini një marrëveshje
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ushtria e Iranit është “mposhtur krejtësisht”, duke paralajmëruar se Teherani “do të paguajë çmimin” për shkak se merr shumë “kohë për të negociuar një marrëveshje” me Uashingtonin.
Deklaratat e udhëheqësit amerikan vijnë në kohën e përshkallëzimit të tensioneve mes dy shteteve.
Përmes një postimi në Truth Social më 10 qershor, Trump i përshkroi forcat e armatosura iraniane si “katrahurë të vërtetë”, duke pretenduar se shumica e forcave detare dhe ajrore të shtetit “nuk ekziston më”.
Ai po ashtu vlerësoi se Irani “ka vetëm fjalë e asnjë vepër” dhe e cilësoi Republikën Islamike si “ngacmuese të Lindjes së Mesme”.
Deklaratat vijnë pasi forcat amerikane kryen sulme ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore, radarëve dhe vendeve për vëzhgim të Iranit mbrëmjen e 9 qershorit. Sulmet u kryen afër Ngushticës së Hormuzit dhe Uashingtoni tha se ato ishin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit të ushtrie amerikane të llojit Apache.
Irani më pas lëshoi raketa dhe dronë drejt caqeve të lidhura me SHBA-në në Jordani dhe në të gjithë Gjirin Persik, ndonëse zyrtarët amerikanë thanë se shumica u penguan.
Pavarësisht këtij shkëmbimi të fundit të sulmeve, Trump ka përsëritur se një marrëveshje e negociuar mund të arrihet.
Megjithatë, në një intervistë për Fox News më 10 qershor, Trump tha se ishte afër autorizimit të sulmeve të tjera ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë ndaj termocentraleve dhe urave, nëse Teherani do të refuzonte të nënshkruante një marrëveshje.
Agjencia e lajmeve, Reuters raportoi se negociatorë nga Katari udhëtuan drejt Iranit më 10 qershor, pas konsultimeve me Uashingtonin, në një përpjekje për të finalizuar një marrëveshje.
Sipas Fox News, Trump tha se Irani ende ka një mundësi për të arritur marrëveshje, por sugjeroi se veprime të mëtejshme ushtarake mbeten opsion nëse negociatat do të vazhdojnë të mos prodhojnë ndonjë rezultat.
Këmbimi i sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit shënon një nga përshkallëzimet më serioze që kur Uashingtoni dhe Teherani u pajtuan për një armëpushim në prill, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet e përbashkëta ndaj Iranit në fund të shkurtit.
Bill Gates dëshmon për Jeffrey Epstein: Shpresoj që viktimat të gjejnë drejtësi
Zakharova: Ideja e bashkimit të Moldavisë me Rumaninë është një “tallje me logjikën e shëndoshë”
Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, asnjë i mbijetuar
- 16:59 Bill Gates dëshmon për Jeffrey Epstein: Shpresoj që viktimat të gjejnë drejtësi
- 16:53 Kupa e Botës 2026, Messi: Jam i lumtur që luaj përsëri, Argjentina mund ta fitojë titullin
- 16:52 Sot dita 11-të e protestës, në Tiranë pritet të vijnë edhe shqiptarë nga jashtë kufijve
- 16:44 Aksident në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, drejtuesi i mjetit plagoset pas përplasjes me barrierat
- 16:25 Departamenti Amerikan i Shtetit: Irani pas sulmeve ndaj interesave hebraike dhe amerikane në Evropë
- 16:20 Rama: Protestat dhe debatet rrezikojnë klimën e investimeve, shihni Greqinë