Trump për Iranin: Nuk i njohim udhëheqësit e tyre, nuk është e qartë nëse udhëheqësi i ri ka vdekur

16 Mars 2026 | 18:24

Donald Trump deklaroi të hënën se beson që Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Teheranin, duke theksuar se ende nuk është e qartë se kush po flet në emër të udhëheqjes iraniane.

“Ne nuk i njohim udhëheqësit e tyre,” u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se Uashingtoni nuk është i sigurt me kë mund të zhvillojë negociata në Teheran.

Ai gjithashtu tha se nuk dihet nëse udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende gjallë.

“Nuk e dimë… nëse ai është i vdekur apo jo,” tha Trump.

Sipas tij, ka raportime të ndryshme për gjendjen e Khameneit. “Shumë njerëz thonë se ai është shpërfytyruar rëndë. Disa thonë se ka humbur njërën këmbë dhe është lënduar shumë keq. Të tjerë thonë se ka vdekur. Askush nuk po thotë se është 100 për qind i shëndetshëm. Ju e dini që ai nuk ka folur,” shtoi Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026