Trump për Putinin: Mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës
Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte përshkruar më herët si një “armik”.
I pyetur nëse mendon që Putini ka ambicie territoriale përtej Ukrainës, Trump u përgjigj: “Është e mundur”, duke lënë të hapur mundësinë e planeve më të gjera të Moskës.
Megjithatë, ai shtoi se ka bindjen se presidenti rus “dëshiron të zgjidhë”, duke nënkuptuar një mundësi për ulje të tensioneve nëse krijohen kushtet e duhura. “E konsideroj atë një person që mendoj se është çorientuar,” u shpreh Trump, duke treguar një qasje më e kujdesshme por jo përjashtuese ndaj Putinit.
Trump gjithashtu zbuloi se Putin e kishte telefonuar për t’i ofruar ndihmë lidhur me Iranin, por ai kishte refuzuar ofertën. Pa dhënë shumë detaje, presidenti amerikan theksoi se preferon të trajtojë çështjen e sigurisë në Lindjen e Mesme pa ndërhyrje nga Rusia.
Në lidhje me luftën në Ukrainë, Trump tha se shpreson të arrijë një marrëveshje me Moskën, duke përsëritur besimin e tij se “mund të pajtohet me Rusinë” në këtë çështje. Deklaratat e tij vijnë mes një klime të tensionuar ndërkombëtare, ku qëndrimi i SHBA-së ndaj Rusisë mbetet vendimtar për të ardhmen e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar