Trump presion zyrtarit të lartë për vota, konsulentja politike: Është e vështirë të thuash që ka kauzë antiligjore

5 Janar 2021 | 06:18

Konsulentja politike në Ohio, Besa Sharrah u shpreh në Euronews Albania se regjistrimi vokal ku Donald Trump i kërkon zyrtarit të lartë të zgjedhjeve në Georgia të “gjejë” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, nuk është një kauzë antiligjore.

Sipas zonjës Sharrah Trump nuk bëri presion për vota, por kërkoi që të dinte se ku shkuan votat.

“Ajo telefonatë ishte interesante edhe për mua ta shikoja dhe ta dëgjoja. Është diçka jo e paprecedentë në politikë, por është diçka që normalisht nuk dëgjohet në lajme, duke parë që presidenti i SHBA-së të flasë aq hapur për sigurimin e votave. Të thuash për shembull që ka kauzë antiligjore këtu është e vështirë, por ka shumë kongresemenë demokratë që kërkojnë investigim të kësaj telefonate, për të kuptuar akoma edhe më shumë atë që thatë ju, a ka kauzë këtu. Mendimi im personal, nuk e dëgjova atë si presion për vota, por e dëgjova që presidenti i Amerikës po kërkon të kuptojë ku janë këto vota”, u shpreh ajo.

Zonja Sharrah theksoi më tej se telefonata është regjistruar nga sekretari i shtetit të Georgia-s, i cili më pas ua dha mediave.

“Mesa po shohim që ka qenë sekretari i shtetit të Georgia-s ai që e ka regjistruar dhe më pas ia ka dhënë medias këtë bisedë”, tha ajo më tej.

Lexoni gjithashtu:

‘Gjeni vota në Georgia’, presidenti Trump presion zyrtarit të lartë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026