Trump pret Netanyahun për bisedime mbi të ardhmen e armëpushimit në Gaza

29 Dhjetor 2025 | 08:03

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  do të takohet këtë të hënë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për bisedime që pritet të përqendrohen në të ardhmen e armëpushimit për Rripin e Gazës, ku negociatat për të filluar të ashtuquajturën fazën e dytë duket se kanë arritur në një rrugë pa krye.

Programi i energjisë bërthamore i Iranit, Siria, çarmatimi i lëvizjes Hezbollah të Libanit, janë çështjet që do të jenë në tryezë në këtë takim, i pesti që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump pritet ta presë kryeministrin izraelit në orën 13:00 sipas orës lokale në rezidencën dhe klubin e tij, Mar-a-Lago, në Palm Beach të Floridës.

Sukses i vitit të parë të mandatit të tij të dytë, armëpushimi në Rripin e Gazës, i bazuar në një plan paqeje që parashikon të mbikëqyret personalisht nga Trump, i dha fund më 10 tetor dy muajve të luftës, e cila u nxit nga sulmi i Hamasit në pjesën jugore të territorit izraelit më 7 tetor 2023.

Megjithatë, bisedimet për nisjen e fazës së dytë kanë nisur, ku i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff, dhe dhëndri dhe këshilltari i Trump, Jared Kushner, u takuan për këtë qëllim më herët këtë muaj në Miami me përfaqësues të Katarit, Egjiptit dhe Turqisë. Ndërkohë, Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit. Para se të fillojnë bisedimet për fazën e dytë, Izraeli kërkon kthimin e trupit të pajetë të pengut të fundit që mbetet në duart e lëvizjes islamiste në Rripin e Gazës. Hamasi kundërpërgjigjet se deri tani nuk ka mundur ta lokalizojë atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026