Trump: Rusia duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë raketat

27 Tetor 2025 | 10:34

Rusia duhet të përqendrohet në përfundimin e luftës me Ukrainën në vend që të testojë raketa, tha të hënën Presidenti i SHBA-së Donald Trump, një ditë pasi Moska tha se përfundoi testin e raketës së saj të re me energjin bërthamore, Burevestnik.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, ndërsa udhëtonte nga Malajzia në Japoni, si pjesë e një turneu në tre vende të Azisë, Trump komentoi testimin e raketave nga Rusia, të cilat kanë aftësinë të shkojë 14,000 kilometra largë.

Presidenti Trump minimizoi rëndësinë e provës, duke thënë se SHBA-të kanë një nëndetëse bërthamore “pikërisht pranë brigjeve të tyre” që nuk ka nevojë të përshkojë distanca të tilla.

“Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës. Duhet t’i jepni fund luftës… në vend që të testoni raketa”, theksoi Trump.

Donald Trump, ka udhëhequr përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar. Ai u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin në gusht, por anuloi një tjetër samit të planifikuar në Budapest këtë muaj, duke thënë se nuk donte një “takim të kotë”.

Sakaq, Rusia ka refuzuar kërkesën e SHBA-së dhe Evropës për të ndaluar konfliktin në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026