Trump: SHBA mund të garantojë siguri nga ajri për Ukrainën, Putin është lodhur

19 Gusht 2025 | 14:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të jetë “fleksibël” në negociatat për paqen dhe se vendimi për një zgjidhje i takon vetëm atij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Janë ata që duhet të marrin vendimet. Le t’i lëmë të takohen”, u shpreh Trump, duke shtuar se “shpreson që Putin të jetë i arsyeshëm, përndryshe situata do të përkeqësohet”.

Në të njëjtën intervistë, Trump nënvizoi se SHBA nuk do të vendosë trupa tokësore në Ukrainë. “

Nuk do të ketë amerikanë në terren, e keni garancinë time si president,” theksoi ai. Megjithatë, ai la të kuptohet se mund të ketë një formë tjetër garancie sigurie për Ukrainën, “ndoshta përmes rrugës ajrore”.

Trump po ashtu përsëriti se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s, duke shtuar se vende si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë.

“Nuk besoj se kjo do të jetë një problem i madh Putin është i lodhur, të gjithë janë të lodhur  por nuk i dihet,” përfundoi ai, duke shtuar se “javët në vijim do të tregojnë nëse Putini është i interesuar për një marrëveshje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026