Medvedev sulmon Evropën: Koalicioni i luftë nxitës i lëpiu të pasmet Trumpit

19 Gusht 2025 | 10:44

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka kritikuar ashpër koalicionin perëndimor për qëndrimin e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas samitit të zhvilluar së fundmi në Uashington.

Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev tha se koalicioni “anti-rus” nuk arriti të mposhtë Trumpin në territorin e tij dhe akuzoi Evropën se e ka mbështetur atë pa kushte.

Koalicioni luftënxitës anti-rus dështoi ta mposhtë Presidentin e SHBA-së Donald Trump në territorin e tij. Evropa e falënderoi dhe ia puthi të pasmet.”- shkroi në rrjetet sociale nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, duke komentuar samitin e djeshëm në Uashington.

“Pyetja është: çfarë melodie do të luajë kllouni në Kiev në lidhje me garancitë dhe territoret pasi të kthehet në shtëpi, duke veshur përsëri uniformën e tij të gjelbër ushtarake?” – shtoi Medvedev.

Komentet e Medvedevit pasqyrojnë tensionet dhe ndasitë në skenën ndërkombëtare në lidhje me krizën në Ukrainë dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026