Kremlini publikon detaje nga samiti, si do të zhvillohen negociatat Trump–Putin
Kremlini ka zbuluar të enjten më shumë detaje rreth axhendës së samitit mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, i cili do të mbahet më 15 gusht në Anchorage, Alaska.
Takimi pritet të nisë rreth orës 11:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe do të fillojë me një bisedë kokë më kokë në prani të përkthyesve.
Temat kryesore të samitit do të jenë zgjidhja e krizës në Ukrainë, bashkëpunimi në sferën ekonomike mes dy vendeve dhe çështjet e sigurisë globale.
Pas diskutimeve, do të zhvillohen negociata me delegacionet përkatëse, të cilat do të vazhdojnë gjatë mëngjesit, me kohëzgjatjen e tyre që do të varet nga rrjedha e diskutimeve dhe vendimet e dy presidentëve.
Para nisjes së samitit, Putin dhe Trump do të mbajnë nga një fjalë hapëse.
Delegacioni rus do të marrë pjesë në samit me figura kyçe si ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, ndihmësin presidencial Yuri Ushakov, zv.kryeministrin Aleksander Belousov, ministrin e Financave Anton Siluanov dhe drejtuesin e Bankës Shtetërore, German Dmitriev.
Ndërsa, përsa i përket delegacionit amerikan dhe ai është përcaktuar, por Ushakov sugjeron se do të jetë më e përshtatshme që pala amerikane ta bëjë publike atë.
Pas përfundimit të negociatave, Putin dhe Trump do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për mediat, ndërsa delegacioni rus do të largohet nga Anchorage menjëherë pas përfundimit të takimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë