Trump sinjalizon për shtyrjen me 90 ditë të ndalimit të rrjetit TikTok

18 Janar 2025 | 21:24

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha të shtunën se “brenda të gjitha gjasave” do t’i japë rrjetit TikTok edhe 90 ditë të tjera afat, për të arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte kësaj platforme të suksesshme të shpërndajes së videove në Shtetet e Bashkuara, që të shmangte masën e ndalimit.

Gjatë një interviste me kanalin televiziv NBC News, Presidenti i zgjedhur Trump tha se nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por se po shqyrtonte mundësinë e një shtyrjeje të përkohshme të masës së ndalimit, pasi të ketë bërë betimin të hënën. Të dielën hyn në fuqi në Shtetet e Bashkuara ligji i ri që ua ndalon shërbimeve të aplikacioneve dhe atyre të internetit shpërndarjen e programit TikTok.

Sipas ligjit të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar në fuqi nga Presidenti Biden vitin e kaluar, kompanisë mëmë kineze të rrjetit TikTok i ishte dhënë një afat 9-mujor që t’ia shiste degën në Shtetet e Bashkuara një blerësi të miratuar paraprakisht. Ligji i lejon gjithashtu presidentit që të bëjë një shtyrje të afatit, nëse ka filluar procesi për shitjen.

“Mendoj se do të ishte sigurisht një opsion që do ta shqyrtonim… Shtyrja 90-ditore është diçka që me të gjitha gjasat do të ndodhë, pasi është e përshtatshme. Është e përshtatshme”, i tha Presidenti i zgjedhur Trump, drejtueses së emisionit “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste nëpërmjet telefonit. “Duhet ta shqyrtojmë me kujdes. Është një situatë shumë e madhe… Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta njoftoj të hënën”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026