Trump takohet me presidentin e Kolumbisë, Shtëpia e Bardhë ndan pamje nga Zyra Ovale 

3 Shkurt 2026 | 22:19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij kolumbian, Gustavo Petro u takuan për herë të parë këtë të martë. Takimi ka ardhur pasi dy presidentët nuk kursyen akuza ndaj njëri tjetrit.

Presidenti i SHBA-së nuk i ftoi gazetarët në Zyrën Ovale për diskutimin me Petron. Shtëpia e Bardhë përmes një postimi ka ndarë dy foto në platformën X.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J. D. Vance , sekretari i shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe ministrat kolumbianë të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Pedro Sanchez dhe Rosa Villavicencio .

Nuk është publikuar asnjë informacion në lidhje me kohëzgjatjen e bisedimeve. Takimi i sotëm pritej të përqendrohej në trafikun e drogës. Kolumbia është prodhuesi më i madh i kokainës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë konsumatori më i madh.

Për vite me radhë, Uashingtoni ka financuar forcat kolumbiane të sigurisë dhe agjencitë e inteligjencës me miliarda dollarë për të luftuar tregtinë e drogës. Që kur Gustavo Petro mori pushtetin, prodhimi dhe eksportet e kokainës janë rritur. Në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara e hoqën Kolumbinë nga lista e saj e “aleatëve” në luftën kundër drogës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen

Qeveria e Irakut u ka dhënë afat grupeve të armatosura pro-Iranit që veprojnë në vend deri më 30 shtator për t’u çarmatosur, tha zëdhënësi i...
16:37 | 29/06/2026

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi...
16:29 | 29/06/2026

Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
16:26 | 29/06/2026