Trump tejkalon Clintonin, thyen rekordin për fjalimin më të gjatë në Kongres
Presidenti Donald Trump mbajti të martën mbrëma fjalimin më të gjatë në një sesion të përbashkët të Kongresit në historinë moderne, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të ish-presidentit Bill Clinton.
Fjalimi i Trump zgjati pothuajse 100 minuta, duke kaluar kështu shenjën prej 1 ore e 28 minutash të Clinton, i cili mbajti fjalimin e tij për gjendjen e shtetit në vitin 2000.
Në fillim të fjalimit të Trump, kongresmeni demokrat Al Green ndërhyri, duke sulmuar presidentin, çka çoi në ndërprerje të shkurtër të fjalimit, me ndërhyrjen e sigurisë. Gjatë fjalimit të tij, Trump u ndal me pauza të shpeshta për duartrokitje dhe pati disa ndërprerje nga demokratët në sallë.
Ky fjalim i përbashkët i presidentit, ndonëse nuk është një “Fjalim për Gjendjen e Bashkimit”, ka një strukturë të ngjashme dhe zakonisht mbahet çdo vit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Fjalimet e tilla janë një traditë që nga Ronald Reagan në vitin 1981, dhe çdo president e jep këtë fjalim menjëherë pas marrjes së detyrës.
Në vitin 1981, ish-Presidenti Jimmy Carter ka mbajtur fjalimin me më shumë fjalë deri më tani, me gjithsej 33,667 fjalë.
Nga ana tjetër, fjalimi i Trump ka pasur një total prej 9,831 fjalësh. Edhe pse Trump i tejkaloi kohët e tjera, fjalimet e tij mbeten më të gjata për çdo president që nga Bill Clinton.
LEXONI GJITHASHTU:
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen