Trump emëron 13-vjeçarin si agjent të Shërbimit Sekret të SHBA

5 Mars 2025 | 10:05

Presidenti Donald Trump, gjatë një fjalimi para Kongresit të martën, kërkoi nga drejtori i Shërbimit Sekret të SHBA që të emërojë 13-vjeçarin DJ Daniel, si agjent të shërbimit sekret.

Trump solli përpara Kongresit amerikan dhe gjithë botës historinë e 13-vjeçarit i cili pas një beteje 6-vjeçare me kancerin mundi ta mposhtë atë.

DJ Daniel u diagnostikua në vitin 2018 me një formë të rrallë të kancerit në kokë, dhe sipas mjekëve, ai kishte vetëm pesë muaj jetë. Megjithatë, kundër të gjitha parashikimeve, ai mbijetoi sëmundjes dhe vijoi të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë oficer policie.

Presidenti Trump e përmendi historinë e DJ-t me admirim, duke e cilësuar atë si një simbol të forcës dhe vendosmërisë.

“Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë,” tha Trump. “Kjo ishte më shumë se gjashtë vjet më parë. Që atëherë, DJ dhe babai i tij kanë qenë në një mision për ta bërë këtë ëndërr realitet,” tha presidenti.

Pamjet e momentit kur Trump përmendi DJ Danielin po bëjnë xhiron e botës, duke ngjallur reagime pozitive dhe një mbështetje të madhe për të riun. Kërkesa e Trump për emërimin e tij si agjent të Shërbimit Sekret është parë si një gjest simbolik që vlerëson guximin dhe këmbënguljen e 13-vjeçarit.

“Sonte, DJ, ne do t’ju bëjmë nderin më të madh nga të gjithë,” tha Trump. “Unë po i kërkoj drejtorit tonë të ri të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që t’ju bëjë zyrtarisht agjent të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara,” përfundoi presidenti amerikan.

Në atë moment dhoma shpërtheu në duartrokitje, duke sjellë një moment të rrallë uniteti në Kongres, ku edhe demokratët u çuan në këmbë të duartrokisnin vendimin e Presidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026