BE prezanton planin 800 mld euro për armatosjen e Evropës

4 Mars 2025 | 10:20

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prezantoi këtë martë një plan për të forcuar industrinë e mbrojtjes evropiane dhe për të rritur aftësitë ushtarake të unionit.

Ajo tha se plani për “riarmatosjen e Evropës mund të kapë shifrën e rreth 800 miliardë euro”.

Plani përfshin një hua të re të përbashkët prej 150 miliardë eurosh për të ndihmuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në përmirësimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse.

Kjo iniciativë është pjesë e paketës financiare më të gjerë prej 800 miliardë eurosh, e cila synon të forcojë sigurinë dhe aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Sipas Komisionit, fondet do të përdoren për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, artilerisë, raketave dhe municioneve, dronëve dhe sistemeve anti-drone, si dhe për nevoja të tjera strategjike si siguria kibernetike dhe lëvizshmëria ushtarake.

“Kjo do t’i ndihmojë Shtetet Anëtare të bashkojnë kërkesën dhe të bëjnë blerje të përbashkëta, duke ulur kostot, zvogëluar fragmentimin, rritur ndërveprueshmërinë dhe forcuar bazën industriale të mbrojtjes,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Liderët e Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë këtë propozim gjatë një samiti të posaçëm mbi shpenzimet e mbrojtjes, që do të mbahet të enjten.

Përveç huamarrjes së përbashkët, Komisioni propozoi gjithashtu heqjen e kufizimeve të shpenzimeve qeveritare të vendosura nga rregullat e BE-së, në rastet kur investimet shkojnë për mbrojtjen. Sipas von der Leyen, një rritje mesatare prej 1.5% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes nga shtetet anëtare mund të krijojë një hapësirë fiskale prej 650 miliardë eurosh.

Po ashtu, Komisioni sugjeroi që fondet e BE-së, të cilat zakonisht përdoren për barazimin e standardeve të jetesës në rajone të ndryshme të Evropës, të mund të përdoren edhe për investime në mbrojtje.

Në përfundim të prezantimit të planit, von der Leyen theksoi rëndësinë e një angazhimi më të madh të Evropës për sigurinë e saj.

“Evropa është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Mund të mobilizojmë rreth 800 miliardë euro për një Evropë më të sigurt dhe më elastike. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n. Ky është një moment vendimtar për Evropën dhe ne jemi gati të veprojmë,” deklaroi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026