Trump thirrje Pekinit të izolojë Iranin. Xi, paralajmërim për Tajvanin

5 Shkurt 2026 | 18:59

Donald Trump deklaroi se ai dhe homologu kinez Xi Jinping diskutuan për situatën në Iran gjatë një bisede telefonike, e mbajtur në një kohë kur Uashingtoni po nxit Pekinin dhe fuqitë e tjera të distancohen nga Teherani.

Trump bëri të ditur se bashkë me presidentin kinez kishin folur edhe për një sërë çështjesh të tjera kritike të lidhura me marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë tregtinë, Tajvanin dhe planin e presidentit amerikan për të vizituar Pekinin në prill.

“Marrëdhënia me Kinën dhe ajo personale e imja me presidentin Xi është jashtëzakonisht e mirë dhe ne të dy e kuptojmë se sa e rëndësishme është që kjo tendencë të vijojë”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.

Edhe qeveria kineze konfirmoi telefonatën, duke nënvizuar se dy liderët diskutuan për samitet madhore që vendet e tyre do të presin më vonë gjatë vitit, të cilat do të shërbejnë si një mundësi që ata të takohen kokë më kokë. Por, ndryshe nga njoftimi i Uashingtonit, ai i Pekinit nuk e përmendi vizitën e mundshme të Trump në prill.

Gjatë bisedës, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se administrata e tij po vlerëson ende kryerjen e aksioneve ushtarake ndaj Republikës Islamike, të cilës i kërkohet të heqë dorë nga programi bërthamor.

Nga ana e tij, presidenti Xi i bëri të qartë Shteteve të Bashkuara se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga planet afatgjata të riunifikimit me Tajvanin.

Dhjetorin e kaluar, administrata Trump njoftoi shitjen e një pakete masive armësh tek ishulli i vetëqeverisur, me vlerë 10 miliardë dollarë, që përfshinte lloje të ndryshme raketash. Lëvizja zemëroi Pekinin, që i kërkoi Uashingtonit ta menaxhojë më mirë çështjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

Rusia njoftoi të hënën se do të ndërmarrë masa politike dhe ushtarako-teknike në përgjigje të një ligji të ri nga Finlanda, anëtare e NATO-s, që...
14:49 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar

Pesë persona kanë vdekur në qytetin verior të Gjermanisë në Standes, në një incident të ri me të shtëna me armë. Sipas policisë, një person...
14:26 | 29/06/2026

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik

Unioni Turk i Dhomave dhe Bursave të Mallrave (TOBB) dhe Federata e Dhomave të Tregtisë Saudite (FSC) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e...
14:09 | 29/06/2026