Trump transmeton sheqetësim për “lajka ndaj autoritarizmit” e quan Xi-n: Një udhëheqës i shkëlqyer, e kam nder të jem miku juaj
Në fjalën e tij hapëse, Trump tha se është “një nder” që takohet me Xi sot.
“Ne jemi marrë vesh, kur ka pasur vështirësi e kemi zgjidhur. Unë të telefonoja ty dhe ti më telefonoje mua”, thotë Trump.
“Njerëzit nuk e dinë, sa herë që kemi pasur një problem e kemi zgjidhur shumë shpejt.”
“Ua them të gjithëve, ju jeni një udhëheqës i shkëlqyer”, thotë Trump.
Presidenti amerikan tha se ka sjellë me vete në këtë udhëtim “udhëheqësit më të mirë të biznesit në botë”.
“Vetëm njerëzit më të lartë këtu sot për t’ju shprehur respektin”, thotë ai.
Trump shton se disa njerëz e kanë quajtur këtë “samitin më të madh ndonjëherë” dhe se ai mezi pret diskutimet e tyre.
“Është një nder të jem me ju, është një nder të jem miku juaj”, thotë ai, duke shtuar se marrëdhëniet SHBA-Kinë do të jenë “më të mira se kurrë më parë”.
Deklaratat e Trump janë komentuar si shqetësuese dhe si një vlerësim i gabuar ndaj autoritarizmit të liderit kinez.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit