Trump u bën thirrje emigrantëve të paligjshëm të “vetëdeportohen”

18 Mars 2025 | 16:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje sot emigrantëve të paligjshëm që të “vetëdeportohen”, në një video promovuese si pjesë e një fushate për të lançuar një aplikacion për të ndihmuar emigrantët të largohen vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Njerëzit në vendin tonë në mënyrë të paligjshme mund të deportohen në një mënyrë të lehtë, ose mund të deportohen në një mënyrë më të vështirë, dhe kjo nuk është e këndshme”, tha Trump në një video 90 sekonda të postuar në platformën X.

Ai prezantoi aplikacionin Home Customs and Border Patrol (CBP), i cili thotë se do të “sigurojë një mënyrë të lehtë për njerëzit që ndodhen në vendin tonë në mënyrë të paligjshme të largohen dhe të deportohen vullnetarisht”.

Trump vuri në dukje se nëse njerëzit përdorin aplikacionin CBP Home për të dëbuar vullnetarisht, atyre mund t’u jepet mundësia që të kthehen ligjërisht në një moment në të ardhmen .

“Por nëse gjenden dhe deportohen, opsioni për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më i disponueshëm”, paralajmëroi lideri amerikan, sipas portalit The Hill.

Ai e quajti aplikacionin ” opsionin më të sigurt për të huajt e paligjshëm dhe për zbatimin e ligjit “, duke vënë në dukje se ai kursen paratë e taksapaguesve amerikanë sepse përdor më pak burime.

“Aplikacioni CBP Home tani është falas në të gjitha dyqanet e aplikacioneve celulare dhe unë inkurajoj ata që kanë shkelur ligjet tona të përdorin këtë opsion. Bëjeni siç duhet sot dhe kthehuni në vendin tonë. Bëjeni gabim dhe nuk do të ktheheni kurrë”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026