“Trump u qëllua se nuk e mposhtin dot me vota”- Flet kandidati i tij Marko Kepi
Kandidati shqiptar për senator në SHBA, Marko Kepi, është shprehur se atentati ndaj Donald Trump ishte i organizuar nga e majta e Presidentit Joe Biden.
Komentet Kepi i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se të gjithë amerikanët besojnë se atentati ndaj Trump u organizua nga e majta.
Ai tha gjithashtu se e majta në SHBA ka dy vite që po përpiqet me çdo mënyrë, përfshi edhe proceset gjyqësore, për ta eleminuar Donald Trump, por sipas tij, nuk po ja dalin.
“Gjendja e Trump është shumë e mirë dhe para disa orësh ka lajmëruar se do të shkojë në Konventën e Republikanëve që do të mbahet sot, pra nuk e ka anuluar konventën. Ka deklaruar që atentati nuk mund t’i ndalë rrugën për në konventë. E majta në çdo vend të botës ka përdorur dhunën për të ardhur në pushtet.
I kanë përdorur të gjitha format për ta ndalur Trump, me gjyqe, me vota, me sondazhe dhe nuk po arrijnë ta mundin. Kjo është e vetmja mënyrë që i ka mbëtur atyre për ta eleminuar. Pra e vetmja mënyrë që i ka mbetur është eleminimi fizik.
Fatkeqësisht ka shumë individë që mendojnë në gjë të tillë. Patjetër që është atentat nga e majta, e gjithë Amerika mendon të njëjtën gjë. Për dy vite e majta ka përdorur çdo lloj fjalori dhe atentati për ta eleminuar Trump. E kanë ushqyer edhe bazën e tyre për të bërë diçka negative, diçka fizike kundër tij”, tha Kepi.
LEXONI GJITHASHTU:
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz