Trump: Vendet e tjera po e bëjnë, edhe SHBA do të rifillojë testimet bërthamore

31 Tetor 2025 | 18:11

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi të mërkurën se SHBA do të rifillonte testimet bërthamore, por nuk u përgjigj nëse kjo do të përfshinte testet tradicionale nëntokësore që ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.

“Do ta mësoni shumë shpejt, do të bëjmë disa testime”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa fluturonte për në Palm Beach, Florida .

“Vende të tjera po e bëjnë. Nëse po e bëjnë ato, do ta bëjmë edhe ne”, shtoi ai.

Të enjten, Trump tha se kishte urdhëruar ushtrinë të rifillonte menjëherë testimet e armëve bërthamore për herë të parë në 33 vjet. Ky veprim duket të jetë një “mesazh” për fuqitë rivale bërthamore Kinën dhe Rusinë.

Nuk është ende e qartë nëse Trump po i referohej testeve të armëve bërthamore apo testeve të raketave të afta të mbajnë koka bërthamore. Asnjë fuqi tjetër bërthamore, përveç Koresë së Veriut, nuk ka testuar armë bërthamore në 25 vjet. Testi i fundit i Koresë së Veriut daton në vitin 2017.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026