Trump zbulon faqen TrumpRx: Amerikanët do të paguajnë ilaçet me çmimet më të ulta në botë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten hapjen e një faqeje interneti federale për ilaçet me recetë, duke thënë se amerikanët do të paguajnë “çmimet më të ulëta në botë”.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se duke filluar nga e enjtja, dhjetëra ilaçe me recetë të përdorura zakonisht do të jenë të disponueshme me “zbritje dramatike” përmes TrumpRx.gov.
Sipas planit, SHBA-të do të miratojnë një model çmimesh të “kombit më të favorizuar”, duke përputhur çmimin më të ulët të paguar nga çdo vend tjetër.
“Po vendosim çmimet më të ulët për ilaçet dhe do të paguajmë të barabartë me çmimin më të ulët kudo në botë”, tha Trump, duke e quajtur këtë veprim një “ulje të jashtëzakonshme” për konsumatorët amerikanë.
“Çmimet e barnave në vendet e tjera do të rriten duke vepruar kështu, ata duhet të bien dakord. Dhe arsyeja pse ata ranë dakord është se unë përdora tarifat. Thashë, ‘Nëse nuk i vendosni ato, atëherë ne do të vendosim tarifa për kombin tuaj, të cilat do të jenë më të shtrenjta për ju’”, tha ai.
Ai shtoi se ilaçet e njohura për humbje peshe të njohura si ilaçet GLP-1 do të shihnin ulje të mëdha çmimesh, duke përmendur si shembull Ozempic të Novo Nordisk.
Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS), i cili foli gjithashtu në këtë aktivitet, tha se iniciativa do t’i mbronte amerikanët e cenueshëm nga kostot e papërballueshme të ilaçeve.
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori