Trump: Zhurmat e rinovimit të Shtëpisë së Bardhë janë muzikë për veshët e mi

22 Tetor 2025 | 17:22

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të shembur një pjesë të Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar një sallë vallëzimi. Trump theksoi se zhurma e ndërtimeve është muzikë për veshët e tij.

Duke folur para senatorëve të Partisë Republikane në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha gjithashtu se zhurma e ndërtimeve i kujtojnë atij paratë.

“Ndoshta dëgjoni zhurmën e bukur të ndërtimit në pjesën e prapme… Kur e dëgjoj atë zhurmë, më kujton paratë”, tha ai.

Trump po shpenzon 250 milionë dollarë për një sallë të re ballo për të pritur festa, vizita shtetërore dhe ngjarje të tjera. Nisja e punimeve të hënën erdhi me një numër të madh kritikash. Zyrtarët e Trump kanë këmbëngulur se rinovimi nuk do t’u kushtojë para taksapaguesve amerikanë dhe se nuk ka asgjë të papërshtatshme në kërkimin e donacioneve private për të ndihmuar në pagesën e ndërtimeve.

Që kur u ndërtua në fund të viteve 1700, Shtëpia e Bardhë i është nënshtruar një sërë rinovimesh dhe restaurimesh. Në vitin 1948, Presidenti i atëhershëm Harry Truman e shkatërroi pjesën e brendshme të Shtëpisë së Bardhë pasi rrezikonte të shembej, duke shtuar një ballkon në pjesën e jashtme.

Me kalimin e viteve, presidentët kanë shtuar pishina, pista bouling megjithëse kritikët kanë theksuar se shtesat e Trump duket se janë ndryshimet më të mëdha në pjesën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë në dekada.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026