Trupat franceze stërvitje të përbashkët në Rumani

2 Maj 2022 | 19:23

Autoblinda të shumta dhe disa dhjetëra ushtarë francezë bastisën të hënën pozicionet armike. Nuk bëhet fjalë për një mision real, por për një stërvitje me municione reale, ndër më të mëdhatë në Rumani.

“Ata u stërvitën me të gjitha armatimet. Përdorëm mortaja, raketa anti-tank, pushkë, armë automatike dhe snajpera”, shprehet koloneli francez, Adrien.

Rreth 150 trupa franceze ndodhen aktualisht në Cincu. Ato erdhën në Rumani në fund të shkurtit dhe fillimisht ishin vendosur në një bazë ajrore në afërsi të Detit të Zi.

“Shumë vende po vijnë këtu për t’u stërvitur së bashku, ndaj ne mund të shkëmbejmë eksperiencat me ushtrinë rumune, polake dhe amerikane” thotë një ushtar francez.

Ushtria franceze do të ketë në mënyrë të përhershme disa qindra ushtarë në Rumani, pasi ka pranuar të drejtojë grupin e gatshëm të NATO-s në këtë vend.

Vetëm pak ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, NATO dërgoi në Rumani forcat e reagimit. Aktualisht aty ndodhen mbi 500 trupa franceze dhe rreth 300 ushtarë belg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026