Tuneli i Llogarasë, qeveria akordon fond shtesë prej 150 mln lekësh
Qeveria e Shqipërisë ka akorduar një fond shtesë prej 150 milionë lekësh ose 1.2 milionë euro për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë.
Kjo shumë i shtohet fondit ekzistues prej 750 milionë lekësh, të parashikuara për këtë qellim, nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.
Ndërtimi i tunelit të Llogorasë është vlerësuar si një investim i nevojshëm për të nxitur turizmin dhe ekonominë në jugun e vendit. Ai përkon gjithashtu, me korridoret strategjike që do të lidhin Shqipërinë me vendet e tjera.
“Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin buxhetor “Transporti rrugor” 04520, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë””, me vlerë të plotë të parashikuar 750 000 000 (shtatëqind e pesëdhjetë milionë) lekë”, thuhet nw vendimin e Këshillit të Ministrave.
Tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e tunelit me gjatësi 6 km, që pritet të shkurtojë ndjeshëm aksesin për në vijën bregdetare të Vlorës, pasi shmanget kalimi në Parkun e Llogarasë, pritet të hapet brenda këtij muaji.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta