Turisti polak nxirret me fraktura nga kanionet e Gjipesë
Një turist polak i rrëzuar në humnerë është shpëtuar pas një operacioni të rrezikshëm në kanionet e Gjipesë.
Me gjithë angazhimin e policisë, repartit Delta Force, zjarrfikësve dhe helikopterit nga ajri, një rol kyç në operacionin e shpëtimit ka pasur alpinisti nga Kosta Xhaho, i cili ka realizuar edhe tërheqjen e 24-vjeçarit nga thellësia e kanioneve ku kishte rënë.
Anxhei Pistek, tregon se është rrezuar rreth orës 13.00 dhe ka lajmëruar edhe sallën operative.
Vetëm rreth orës 16:00, ai ka mundur të dëgjojë zëra njerëzish, ndërkohë që helikopteri fluturonte sipër kokës, por pa mundur që ta shikonte për shkak të terrenit.
Me fraktura të shumta dhe këmbë të thyer, turisti Pistek është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Pas falënderimeve për të gjithë ata që ndihmuan në shpëtimin e tij, Pistek tregon se do të kthehet sërish për të vizituar Shqipërinë, e cila i pëlqen shumë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta