Turizmi në pandemi, Zak Topuzi: Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë subvencioni për këtë industri, edhe pse më e goditura

4 Janar 2021 | 06:53

Pandemia, si dhe masat që ka marrë vendi ynë për mbrojtjen nga virusi COVID-19, ka bërë që 2020-a të jetë një ndër vitet më të vështirë në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku humbjet vlerësohen ndërmjet 1 dhe 1. 5 miliardë eurove.

Kreu i Sektorit të Hotelerive, Zak Topuzi tha për Euronews Albania se sektori i turizmit në Shqipëri është nga më të goditurit për shkak të pandemisë, por edhe më pak të ndihmuarit nga qeveria.

Teksa kujtoi faktin se Shqipëria është vendi i dytë pas Malit të Zi për nga ndikimi i madh që ka turizmi në ekonomi, z. Topuzi tha se sot jemi në një situatë kur kemi 62 për qind më pak turistë se vitin e kaluar në një kohë që çmimet kanë qenë 30 për qind më të ulëta.

“Zgjidhjet që janë dhënë lidhur me vaksinën kanë dhënë një situatë optimiste, por përmirësimi i turizmit do të vijë gradualisht për 3-5 vjet. Është industria e fundit ku njerëzit mendojnë se do të përdorin të ardhurat e tyre pas një mbijetese të vështirë.

Gjithë bota u mbyll, siç po bën edhe Greqia sërish, por i është përgjigjur kësaj industrie me pagesat e punonjësve, me ndryshime rrënjësore në paketat fiskale, duke hequr TVSH kurse Greqia ka zëruar TVSH e bareve restoranteve që t’u japë mundësi të mbijetojnë.

Duhet një periudhë e gjatë ringritjeje, situata do të përmirësohet kur vaksinimi të ketë përfunduar në të gjithë botën.

Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë masë subvencioni për këtë industri edhe pse është më e goditura. Nuk shohim ndonjë dëshirë të qeverisë për të ndihmuar por është një industri që nëse do të bjerë do të jetë e vështirë të ringrihet”, tha z. Topuzi.

 

Lexoni gjithashtu:

Humbjet nga turizmi, Shqipëria ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026