Turizmi në Vlorë, më pak vizitorë në muze, deti më i preferuari
Vlora pati 30 përqind më pak vizitorë se vitin e shkuar në muzeun e pavarësisë, historisë dhe sitet e arkeologjisë.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raportoi se për Vlorën sezoni i turizmit veror pati përqendrim kryesisht bregdetin.
Drejtori i Muzeut të Pavaresise në Vlorë, Istref Dobi, shprehet se numri i vizitoreve ka rënë, edhe më shumë se viti i pandemisë. Ai thotë se muajt kryesor ku ka flukse të turizmit në qendrat e historisë dhe kulturës janë muajt shtator-tetor apo prill-maj ku zakonisht zhvillohen ekskursione shkollore.
Dobi është i idesë që turizmi duhet të ketë një zhvillim më të gjerë duke shkuar përtej zonave bregdetare.
Për specialistin e trashëgimisë kuturore Sejmen Gjokoli, fakti qe jemi ne ditet e trashegimisë kulturore të bën të reflektosh që si kjo pasuri duhet të bëhet pjesë e gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik.
Ndërsa jemi ne ditët kombëtare të trashëgimisë kulturore, drejtoir i DRTK VLorë Orges Feimi i pranishëm në përfundimin e restaurimit te Teqesë dhe Tyrbes në Kaninë thotë se restaurimet që kryhen synojnë pikërisht afrimin e turistëve.
Feimi përmendi panairet si një mënyrë promovimi për turizmin teksa vlerësoi interesimin e operatorëve turistikë për të nxitur guida.
Vlora është një nga qytetet ku burim kryesor i të ardhurave mbetet turizmi. Sfidë e përbashkët e institucioneve, aktoreve dhe faktorëve mbetet shtrirja e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta