Turizmi pas pandemisë, Turoperatorët ende të paqartë për datën e hapjes: Na penalizon mungesa e fluturimeve

28 Maj 2020 | 08:37

Është e qartë që pas kalimit të emergjencës shëndetësore të krijuar nga COVID-19, vëmendja do të kthehet tek ekonomia në tërësi dhe turizmi në veçanti, si një nga sektorët me të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Gara këtë vit nuk ka të bëjë me paketat që ofrohen nga agjencitë turistike, më shumë sesa me faktin se “kur do të hapen kufijtë” për turistët e lodhur nga karantina. Kjo do të thotë se hapja e kufijve dhe ofrimi i sigurisë mbi situatën epidemiologjike janë dy pikat kyçe. Po si qëndron Shqipëria në raport me rajonin dhe a vazhdojnë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të rezervojnë pushimet e tyre për muajt e verës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Arjana Isaku, Operatore Turistike nga Shqipëria dhe Flamur Bahtijari, administrator i Agjencisë turistike në Kosovë kanë ndarë pasiguritë dhe shqetësimet në këtë prag sezoni turistik.

Sipas z. Isaku, kërkesat nga pushuesit kosovarë që kanë shprehur dëshirën të pushojnë në Shqipëri nuk kanë munguar, sidomos tani që kemi një datë të përafërt, 15 qershor-1 korrik kur globalisht besohet se do të hapen kufijtë.

Ai u shpreh optimist se turizmi në Shqipëri do të jetë i konsiderueshëm edhe sivjet, pavarësisht se parashikohet të ketë mungesë të diasporës.

Sipas Arjana Isakut, operatore turistike në Durrës, deri tani ndryshime në çmime nuk ka pasur, por ajo që e bllokon sektorin është se nuk ka një datë fikse për rinisjen e fluturimeve.

“Pas krizës shpresojmë të rihapet sërish tregu i rezervimeve. E vetmja gjë që na shqetëson është një rihapje e kufizuar, kur nuk mund të lëvizim ende nga një qytet i vendit në tjetrin.

Ka disa vende si Ukraina dhe disa vende skandinave të cilat shpresojmë të rifillojnë rezervimet që kanë pasur të paktën në korrik gusht”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026