Turneu ‘Australian Open 2021’ do të fillojë më 8 shkurt
Tenistët janë duke u stërvitur për orë të tëra në dhomat e tyre të hotelit në Melburn pas lajmit se 72 prej pjesëmarrësve u urdhëruan të futen në karantinë, përpara se të nisë turneu “Australian Open”.
Në fluturimet që dërguan lojtarë, trajnerë, zyrtarë dhe përfaqësues të mediave në Melburn, pesë vetë u diagnostikuan me koronavirus.
Ata që mbërritën në Australi dhe rezultuan negativ në testet e bëra, i është lejuar që të stërviten për 5 orë në ditë.
” Rregullat janë të njëjta për ata dhe për këdo tjetër, ata ishin në dijeni përpara se të mbërrinin këtu dhe ky ishte kushti mbi të cilin ata ranë dakord. Më vjen keq, por këtu nuk ka përjashtime apo trajtime të veçanta. Ky virus nuk bën dallime, kështu që edhe ne nuk mund të aplikojmë rregulla të tjera për një numër të caktuar njerëzish”, tha Daniel Andrews, kryeministër i shtetit të Viktoria-s.
Turneu ‘Australian Open’ pritet të nisë më 8 shkurt, teksa shumë lojtarë së bashku me trajnerët e tyre janë duke u stërvitur në kushtet e dhomave të hotelit për të mbajtur në nivele optimale gjendjen e tyre fizike.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta