“Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin e turqve pas tërmetit

12 Shkurt 2023 | 08:48

Gazetari Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe për reagimin e Qeverisë pas tërmetit të fundit që Turqia përjetoi:

“Mos kërko më vota nga ne!”.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh, nga i cili kanë vdekur më shumë se 21 mijë persona në Turqi dhe Siri, ka bërë të cilësohet si tragjedia më e ndjeshme në pushtetin që prej dy dekadash të Erdoganit.

Presidenti turk ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve vendimtare më 14 maj që mund të zgjasin pushtetin e administratës së tij me bazë islamike deri në vitin 2028.

Opozita e tij e ndarë do të ketë pak kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të rënë dakord për një kandidat të përbashkët presidencial deri në afatin përfundimtar. Mbetet për t’u parë nëse votimi tani mund të vazhdojë siç është planifikuar, shkruan REL.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në dhjetë provinca të prekura nga tërmeti. Në zonat e goditura nga tërmeti ende po vazhdon nxjerrja e trupave të vdekur ndërsa shumë njerëz janë duke jetuar në rrugë ose në makinat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda bllokon blerjet e pronave të lidhura me kompani kineze

Autoritetet finlandeze kanë bllokuar një seri transaksionesh pronash të lidhura me një rrjet korporatash kineze, pasi vlerësuan se vendndodhjet e tyre mund të paraqesin rrezik...
16:39 | 05/06/2026

Turqia kërkon forcimin e tregtisë së lirë në takimin e OECD-së të mbajtur në Paris

Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, bëri thirrje për forcimin e sistemit tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla gjatë Takimit Vjetor të Këshillit të Këshillit...
16:37 | 05/06/2026

Presidenti i Libanit: Populli libanez nuk është populli i Hezbollahut

Presidenti libanez, Joseph Aoun tha të premten se udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem nuk përfaqëson popullin libanez, një kritikë e rrallë publike ndaj udhëheqësit militant...
16:33 | 05/06/2026