Turqia ndalon charter-at spitalorë, shkak mungesa e kapaciteteve për të prekurit me COVID

23 Nëntor 2020 | 10:19

Turqia ka vendosur të ndalojë charter-at që shkojnë për kurim nga COVID-19 në spitalet turke.

Vendimi pa afat është marrë nga Ministria e Shëndetësisë turke për shkak të ezaurimit të kapaciteteve spitalore.

Euronews Albania mëson se që prej fillimit të pandemisë, në muajin mars,  270 persona të infektuar me koronavirus, kryesisht në gjendje të rënduar janë nisur me avionë “Charter” privat nga aeroporti Nënë Tereza për kurim jashtë vendit.

Turqia rezulton të jetë vendi i preferuar nga shqiptarët për t’u kuruar nga COVID-19.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rinasi tregoi se kjo bllokadë është vendosur që prej ditës së shtunë.

Ai tregoi se nga arsyetimi i dhënë nga autoritetet turke mësuam se ky vendim ka ardhur si pasojë e ezaurimit deri në 80% të kapaciteteve spitalore atje.

“Duhet thënë se nuk ka një afat të përcaktuar sa i takon këtij vendimi të marrë nga ana e Ministrisë dhe Aviacionit Turk për fluturimet me charter-a privatë spitalorë,” – tha gazetari Maçi.

 

Lexoni gjithashtu: 

Me Charter dhe fatura mijëra euroshe, 270 shqiptarë u trajtuan për COVID jashtë shtetit

Fluturimet jashtë vendit reduktohen në 80%, disa linja udhëtime vetëm në fundjavë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026