Turqia në ditën e 12 pas tërmetit, 3 persona nxirren të gjallë nga rrënojat

Pamje nga termeti ne Turqi
18 Shkurt 2023 | 14:43

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me rigorozitet në Hataj.

Tre persona, përfshirë një të mitur, u nxorën të gjallë nga rrënojat e apartamentit të tyre 12 ditë nga tërmetet. Ata u dërguan në spital, por fatkeqësisht fëmija i vogël ndërroi jetë në ambulancë.

Ndërkohë, njerëzit po përpiqen të gjejnë forcat pas lëkundjeve të fuqishme. Shumë shkolla u shembën ose u dëmtuan në rajon. Shumë fëmijë humbën shkollat e tyre.

Në qytet janë ngritur tenda dhe janë angazhuar shërbime sociale për të organizuar aktivitete shkollore për fëmijët. Disa prej tyre pranojnë të flasin për mediat.

“Fëmijët po vizatojnë, po luajnë, po vrapojnë dhe po flasin me njëri-tjetrin. Atyre u mungon shkolla. Për momentin nuk ka mësim, sepse shkollat janë shembur. Shpresoj të rindërtohen së shpejti. Edhe unë kam vizatuar diçka së bashku me vëllain tim. Ky është vëllai im. Jemi së bashku, zemër për zemër”, thotë një vajzë.

Mësuesit, që i kanë ndarë tendat për grupet shkollore fillore, sekondare dhe të mesme, e nisën punën duke vendosur flamurin turk në dyert e tyre.

Krahas mësimit tradicional, ata mbajnë orë të veçanta për studentët që po bëhen gati për shkollën e mesme dhe atë të lartë. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuniteti ndërkombëtar shkollor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026