Turqia në panik, një tjetër tërmet pritet të godasë zonën e shkatërruar 

25 Prill 2023 | 11:01

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter në jug-perëndim të Turqisë, pikërisht në të njëjtën zonë që pak kohë më parë u trondit nga tërmeti shkatërrimtar që la pas mbi 50 mijë të vdekur.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë Jugore analizuan tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me qendër Kahramanmaraş që ndodhën më 6 shkurt.

Gjeofizikanët njoftuan se nuk kishte thyerje në një pjesë të vijës që shkaktoi lëkundjet dhe se u konstatua shtrëngimi. Shkencëtarët amerikanë vunë në dukje se kjo situatë mund të shkaktojë një tjetër tërmet.

Ekspertët u kërkuan autoriteteve turke të bënin menjëherë një ekzaminim total të ndërtesave të shembura dhe të dëmtuara pas lëkundjeve të shkurti me qellim parandalimin e katastrofave te mundshme në rast të një tërmeti tjetër në këtë rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026