Turqia: Suedia ende duhet të plotësojë kritere për t’u anëtarësuar në NATO
Turqia vlerëson hapat e deritanishme të Suedisë për të marrë miratimin për t’u bashkuar me NATO-n, por thotë se vendi nordik ende nuk ka përmbushur angazhimet që mori për të siguruar mbështetjen e Ankarasë.
Deklarata u bë nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili tha se vendimi i një gjykate suedeze për të mos ekstraduar një person të kërkuar nga Turqia, për lidhje të dyshuara me një grusht shteti të dështuar të vitit 2016, kishte “helmuar” një atmosferë pozitive në negociatat për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, shkruan AP.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politikat e tyre të vjetra të mosangazhimit ushtarak këtë vit dhe vendosën të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ky proces kërkon miratimin unanim të 30 anëtarëve aktualë të aleancës.
Turqia e ka shtyrë procesin, ndërsa u bën presion dy vendeve nordike për të goditur grupet që i konsideron si organizata terroriste dhe për të ekstraduar persona të dyshuar për krime të lidhura me terrorizmin.
LEXONI GJITHASHTU
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein