Tushi: Ka rënë numri i martesave, sot synimi kryesor i njerëzve nuk është familja
Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se një nga faktorët që kemi plakje të popullsisë në vendin tonë është ulja e numrit të martesave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tushi theksoi se sot familja nuk është synimi kryesor i njeriut, dhe sipas tij para saj vijnë paraja dhe suksesi.
“Një nga faktorët që kemi plakje të popullsisë është emigracioni, familja moderne, emancipimi i femrës, dhe ulja e numrit të martesave. Ne ende nuk jemi popullsia më e plakur e Europës, por çështja është se në këto 30 vjet ritmi i plakjes së popullsisë është i lartë dhe një nga arsyet është pakësimi i numrit të martesave, shtimi i numrit të divorceve, krijimi i konceptit të njeriut të vetëmjaftueshëm. Familja sot në shumë raste nuk është synimi kryesor i njeriut, është paraja është suksesi”-tha Tushi.
Më tej ai theksoi se: Nuk besoj se është faktori ekonomik i pari që sjellë në shtimin e numrit të divorceve, ka familje të varfra që funksionojnë. Familja shqiptare sot është e çekuilibruar së brendshmi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plakja e popullsisë mund të falimentojë skemën e pensioneve
- Ulja e lindjeve, ekspertët rekomandojnë zgjidhje si shmanget plakja e popullsisë
- Plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve, kriza e vazhdueshme e Ballkanit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta