U arratis nga Hungaria në SHBA, Polonia: Presim që Uashingtoni të ekstradojë ish-ministrin Ziobro

12 Maj 2026 | 08:33

Polonia ka deklaruar që pret që Uashingtoni të ekstradojë ish-ministrin e drejtësisë, Zbigniew Ziobro pasi dolën raportime se ai ishte arratisur në SHBA nga Hungaria, ku ish-kryeministri Viktor Orban i kishte dhënë azil.

“Nuk mund të fshihesh këto ditë. Mund të ikësh, mund ta shtysh për pak kohë, por përfundimisht mundësitë e tua mbarojnë”, tha ministri i jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski.

Prokurorët polakë kanë thënë se po hetojnë se si Ziobro, i cili luajti një rol kyç në qeverinë e mëparshme nacionaliste konservatore të Polonisë, kishte arritur të largohej nga Hungaria dhe të hynte në SHBA në të njëjtën ditë me inaugurimin e pasardhësit të Orban, Peter Magyar.

Ministri shtoi se Ziobro kërkohet nga shërbimi i prokurorisë polake dhe shërbimi i tyre i prokurorisë do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

“Dhe sigurisht që presim që vendet mike ta respektojnë kërkesën tone”, tha ai.

Ziobro, të cilit iu hoqën pasaportat polake dhe diplomatike vitin e kaluar, e bëri të ditur praninë e tij në SHBA të dielën.

“Jam në Shtetet e Bashkuara”, i tha ai transmetuesit të krahut të djathtë polak Republika, duke thënë se kishte mbërritur në demokracinë më të fortë në botë një ditë më parë.

Vendndodhja e Romanowski është e paqartë. Ai përballet me deri në 25 vjet burg nëse dënohet për akuzat e abuzimit me pushtetin. Prokurorët e kanë akuzuar atë për krijimin dhe drejtimin e një grupi kriminal që devijoi fondet nga viktimat e dhunës për t’i përdorur për interesat e tij, duke përfshirë blerjen e programit spiun izraelit Pegasus për të monitoruar gjoja kundërshtarët politikë.

Ziobro i ka mohuar akuzat, duke i përshkruar ato si të sajuara dhe duke akuzuar qeverinë polake të qendrës të udhëhequr nga Donald Tusk për kryerjen e një hakmarrjeje personale kundër tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026