U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, jepet masa e sigurisë për Isufin
29 Prill 2024 |
11:17
Ardian Isufi, personi i cili u arrestua për vjedhjen e një automjeti, menjëherë pas lirimit nga amnistia, u njoh këtë të hënë me masën e sigurisë nga gjykata e Korcës.
Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e rikthyer sërish në qeli të riun.
Ka qënë prokuroria e Korçës ajo e cila ka kërkuar këtë masë për Isufin, masë e cila u pranua dhe nga ana e gjykatës.
Isufi u arrestua pak orë më vonë pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga fugonat e linjës “Korçë – Tiranë”, duke tentuar të largohej drejt kryeqytetit.
Kujtojmë se ai u lirua më datë 24 prill duke përfituar nga amnistia penale, ndërkohë që vetëm disa orë më pas vodhi një automjet tip Ford në Korçë, për të rënë sërish në pranga.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit