U arrestua dy ditë më parë me armë pa leje, arratiset nga komisariati 30-vjeçari
Një 30-vjeçar i arrestuar dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje është arratisur nga komisariati nr.1 në kryeqytet.
Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Riljan Lala, i cili u vu në pranga në zonën e ‘Ali Demit’ pasi iu gjet me vete një pistoletë pa leje.
Dy ditë më parë policia informonte se arrestimi i këtij shtetasi kishte ardhur falë bashkëpunimit me qytetarët.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë”, bëri me dije policia.
Lexoni gjithashtu:
Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari tek ‘Ali Demi’
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta