U arrestua pak ditë më parë, prokurorit Hasa i gjendet një shumë parash në banesë

24 Qershor 2021 | 11:50

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së prokurorit Hasa, është gjetur një shumë parash prej 11 milionë lekësh dhe 2 mijë euro.

Prokurori u la në burg disa ditë më parë, pasi SPAK dyshon se ai i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për të pushuar dosjen e vëllait të saj, Emiljan Mirjanit, i cili akuzohet për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Sipas hetimeve, Papa ka ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohet për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje të armëve të ftohta”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026