U arrestua për 2 mijë euro ryshfet, lihet në burg prokurori Edmond Karriqi
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqin, i cili tri javë më parë u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.
Apeli i GjKKO-së këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e drejtuesit të prokurorisë së qytetit verilindor duke e lënë atë pas hekurave të patën deri në përfundim të hetimeve.
Sipas SPAK, Karriqi u vu në pranga pasi në këmbim të 2 mijë eurove ndryshoi masën e sigurisë për një person të arrestuar për drogë, çështjen e të cilit kishte në hetim.
Së bashku me Karriqin, SPAK urdhëroi arrestimin edhe të shoferit të tij, Isuf Gega, dhe dy personave të tjerë.
Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror ndërsa se fundmi është transferuar në Kukës ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta