U dyshua për trafik kokaine, lihet i lirë efektivi i RENEA-s

21 Qershor 2021 | 16:10

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçin, pas qëndrimit 35 ditë në burg me afat. I riu me banim në Fier u arrestua gjatë një operacioni antidrogë më 14 maj në rrugën Tiranë-Plepa pasi në makinën e tij u gjet një sasi prej 1 kg kokainë ndërsa në pranga u vu dhe Dedë Nimani.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, 62-vjeccari Nimani pranoi se droga ishte e tij dhe speciali i RENEA-s nuk ishte i përfshirë në trafik, por e kishte marrë rastësisht në makinë.

“Kam marrë si taksi një të njohurin tim që quhet Luan të cilit nuk i kam treguar arsyen e vërtetë dhe së bashku kemi shkuar deri në Plepa. Pasi e kam blerë drogën kam dalë në rrugë dhe që të mos bie në sy kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur një makinë të cilës i kam bërë shenjë dhe ka ndaluar,” deklaroi para hetuesve Dedë Nimani.

Vetë Liçi u shpreh para togave të zeza se nuk e njihte më para Nimanin, por kur e kishte parë në Plepa duke kërkuar makinë për të ardhur në Tiranë, dhe e kishte marrë.

Togat e zeza i lanë afat 35 ditë Prokurorisë që të provonte nëse Xhulio Liçi ishte i përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës ose në të kundër do të lirohej. Siç duket akuza nuk ka mundur të gjejë prova për efektivin e në këtë mënyrë pas përfundimit të afatit 35 ditor, speciali i RENEAS është lënë i lirë.

Nimani u shpreh se me përgjegjësi të plotë penale, deklaronte mos përfshirjen as të Luanit Gaçit, as të efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçit në blerjen dhe transportin e sasisë së kokainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Kapet me 1 kg kokainë, arrestohet efektivi i RENEA-s

Ded Nimani pranon se trafikonte drogë, i kërkon falje taksistit dhe policit që i përfshiu në trafik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026