“U eliminua me urdhrin tim”, Trump publikon videon e momentit të shpërthimit që vrau kreun e “Tren de Aragua”

13 Qershor 2026 | 08:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, publikoi këtë të shtunë në rrjetin e tij social “Truth” një video që, sipas tij, tregon momentin e operacionit ushtarak amerikan ku u vra Hector Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Nino Guerrero”, lideri i organizatës kriminale venezueliane “Tren de Aragua”. Në postimin e tij, Trump deklaroi se operacioni u krye me urdhër të tij nga Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara dhe e cilësoi “Tren de Aragua” si “një nga organizatat terroriste më të përgjakshme në botë”.

“Me urdhrin tim, Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara kreu një goditje të shpejtë dhe vdekjeprurëse, duke eliminuar me sukses Niño Guerrero, liderin famëkeq të “Tren de Aragua”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu paraardhësin e tij, Joe Biden, se lejoi hyrjen në SHBA të “miliona kriminelëve të paligjshëm”, duke pretenduar se anëtarë të kësaj organizate kryen krime të rënda ndaj qytetarëve amerikanë. Ai tha se gjatë fushatës së tij kishte premtuar dëbimin e anëtarëve të grupit dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat e tyre.

Hector Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Nino Guerrero”

Trump theksoi se administrata e tij e ka shpallur “Tren de Aragua” organizatë terroriste të huaj dhe se operacioni u koordinua ngushtë me autoritetet venezueliane. Sipas tij, pas këtij aksioni, grupi nuk ka më strehë të sigurt në Venezuelë apo gjetkë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vrasja e Guerrero-s është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë dhe venezuelianë. Videoja e publikuar nga Trump tregon një goditje ajrore ndaj një objekti, që sipas presidentit amerikan ishte vendndodhja e liderit të grupit kriminal. “Tren de Aragua” është një organizatë kriminale me origjinë në Venezuelë, e akuzuar për trafik droge, trafik njerëzor, pastrim parash, rrëmbime dhe aktivitete të tjera kriminale në disa vende të Amerikës Latine dhe më gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur sulmuan të enjten aeroportin më të madh të Nigerit, njoftuan autoritetet.  Ky është sulmi...
10:27 | 19/06/2026

Anulimi i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër dhe sulmet në Liban ngrenë sërish çmimin e naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 80 dollarë për fuçi të premten, ndërsa investitorët peshuan rreziqet e reja gjeopolitike pas anulimit të...
10:12 | 19/06/2026

Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës

Ministri i jashtëm francez, Jean-Noel Barrot deklaroi këtë të premte se Franca dëshiron të luajë një rol në bisedimet që kanë të bëjnë me programin...
10:00 | 19/06/2026